Kjo është gjuha rrugaçe e deputetëve të Kosovës
Autori: Agnesa Çitaku 14:42 | 03 November 2018
“Hajn, mashtrues, po rren, kriminel”. Janë vetëm disa nga etiketimet që deputetët e Kuvendit të Kosovës i bëjnë njëri-tjetrit pothuajse në çdo seancë.
E kjo nga njohësit e çështjeve politike konsiderohet si formë për t’i ikur mungesës së argumenteve. Ata po konsiderojnë se deputetët më nuk po përfaqësojnë popullin por interesat e tyre.
Madje po kërkohet që ndaj të zgjedhurve të popullit të merren masa ndëshkuese.
Imer Mushkolaj ka thënë për Gazetën inFokus se kjo gjuhë është e papranueshme.
“Përdorimi i gjuhës së ashpër e fyese në Kuvendin e Kosovës nuk është diçka e re, në fakt shpesh herë deputetët në mungesë të argumenteve përdorim gjuhë të ashpër e pa pranueshme dhe e kanë kthy Kuvendin në një ambient të kontaminuar prej një gjuhe që nuk është gjuhe e cila nuk është gjuhë parlamentar dhe nuk do të duhet të përdorej në seanca”, ka thënë ai.
Sipas tij, deputetët nuk po bëjnë punën e tyre për të cilën i ka zgjedhur populli.
“Ata duhet të kenë parasysh se qytetarët i kanë zgjedh jo për me i pa qysh po shahen me njëri tjetrin e jo kush kënd po e ofendon ma shumë por me punu dhe më i zgjedh problemet e tyre e fatkeqësisht kjo përbërje e Kuvendit lë shumë për të dëshiruar përdoret edhe kjo gjuhë me qëllimin që të mposhten argumentet e palës tjetër”, është shprehur Mushkolaj.
Ndërsa rreth masave të mundshme ndëshkuese Mushkolaj ka thënë se duhet vendosur në rregulloren e Kuvendit.
“Në kuadër të rregullores së Kuvendit ish dashtë të jetë një rregull që u ndalon këtë gjuhë. Duhet dikush të marrë një inciativë të tillë në mënyrë që Kuvendi të mos mbetet një vend i kontaminuar prej gjuhës së tillë por një vend që i zgjidh problemeve e qytetarëve”, ka thënë ai.
Qytetarët, thotë Mushkolaj, ende nuk kanë arritur vetëdijesimin e mjaftueshëm që ti ndëshkojnë përmes votës së tyre pasi disa nga deputetët këtë gjuhë e kanë përdorur edhe në të kaluarën.
Gjuha e deputetëve në Kuvend si në cirk.
Po të zbatoheshin masa ndëshkuese, për shkak të veprimeve në seancën e së mërkurën në Kuvendin e Kosovë do të mund të ndëshkoheshin deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe deputeti i Nisma-së, Milaim Zeka, të cilët përdorën fjalë të ashpra dhe fyese në drejtim të njëri tjetrit.
Megjithatë Rasim Alija, nga Organizata joqeveritare “Demokracia për Zhvillim”, në një prononcim për Gazetën inFokus vlerëson se gjuha e përdorur në Kuvend tregon nivelin qesharak të deputetëve.
“Në mungesë shqyrtimi e procedimi të ligjeve, në mungesë debati me argumente e ofrim të alternativave, gjë për të cilën paguhen e marrin mëditje, deputetet zgjedhin fjalor jo parlamentar duke e shndërruar kuvendin në një pazar e cirk të madh.”, ka thënë ai.
Alija ka thënë se as masat ndëshkuese nuk do të jepnin efekt në këtë rast.
“Edhe po të aplikohet rregullorja e kuvendit që parasheh masa ndëshkuese për përdorim të gjuhës së tillë, kjo nuk do të mund të zëvendësoj cilësinë e integritetin e deputeteve, parakushte të cilat në masë të madhe nuk i kanë deputetet e kësaj legjislature”, ka shtuar ai.
Ndërsa sipas tij duhet zgjedhur kandidatë që futen në lista zgjedhore.
“Mekanizmat që do të mund të garantonin cilësinë e deputeteve e integritetin e tyre, e për rrjedhojë edhe funksionim normal të kuvendit, do të duhej të orientoheshin drejt përcaktimit të kritereve nga subjektet politike për kandidatet që i fusin në listat e tyre zgjedhore, mos kandidim të personave që kanë aktakuza, demokratizim të subjekteve politike dhe ndryshimin e kulturës politike, gjë e cila kërkon kohë e ndryshim të elitave”, ka thënë Alija.
E njohësi i çështje politike në vend, Blerim Burjani për Gazetën inFokus gjuhën e ashpër të legjislativit e e vlerëson paaftësi në përmallje me problemin.
“Gjuha e ashpër politike e deputeteve vjen si pasoje e pa aftësisë për tu ballafaquar me problemin dhe problemet, pa aftësia për të gjetur kompromisin, pa aftësia e funksionimit normal te kuvendit, anarkia që mbretëron në shtet , pa shtet ligjor, sjelle në sipërfaqe gjuhe të ashpër dhe cirk ”, ka thënë ai.
Ai madje ka thënë se lakmia për postin e deputetin po i shtynë në përdorim të kësaj gjuhe.
“Fjalori vjen si pasojë e njerëzve qe nuk janë për përfaqësues të popullit por që janë problem i organeve te rendit dhe nuk ka kush te merret me këta shkelës dhe zhvatësve. Kosova ka mbet të mbrohet nga njerëz problematik që janë edhe nga aspekti i pasurimit të pa bazë. Normal qe fjalor eskalon gjithmonë në fyrje ndërmjet me emërtime të shumta ose për interesi pasuror personale , për te mbet në postin e deputetit”, ka shtuar ai. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...