Ramos kundër Courtois, Nachos dhe Varanes
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 01 November 2018
Real Madrid nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik, me një seri rezultatesh negative nën drejtimin e Julen Lopetegui i cila arriti kulmin me humbjen 5-1 në “El Claisco”.
Perfomanca e “Los Blancos” që linte shumë për të dëshiruar në Camp Nou, u pasua nga një sërë reagimesh të shumta në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte faqja në Instagram @sergio_ramos_idol, e cila bëri një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë u pa në fushën e blertë, ku vinte theksin te loja e dobët e Real, veçanërisht e Courtois, Nachos, Varane.
Deri këtu është më se normale dhe çdo fans i “Los Blancos” mund ta bënte këtë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se ky postim është pëlqyer edhe nga vetë Sergio Ramos, i cili mesa duket ka rënë dakord me atë se çfarë është shkruar.
“Në rregull, mjaft më. Çfarë ishe kjo, çfarë??? A e dini se çfarë fanelle keni veshur??? A e dini??? Pse është Courtois portieri ynë? Dua të them, a e di ai që është portieri apo çfarë? E padobishme… mbrojtje e tmerrshme, thjesht e tmerrshme. Paraqitja më e dobët ndonjëherë e Nachos, Varane nuk dinte se çfarë të bënte pasi u bë kampion bote… Marcelo dhe Ramosi ishin të vetmit që bënë diçka, edhe pse kishte gabime edhe nga këta të dy. Mesfusha?? Nuk ekzistojnë… Sulmi?? Nuk mund ta gjeja….. Trajneri?? Do të shkarkohet. E gjitha kjo situatë është sepse lojtarët po luajnë pa pikë motivimi, pa dëshirë për të fituar. Ata vetëm po vrapojnë në fushë për nuk e di se çfarë”, shkruhet në postimin që ka marrë edhe miratimin e mbrojtësit.
Të tjera
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...