Lajme

Rexhaj: Thaçi si fake news

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 31 October 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbër Rexhaj në seancën e sotme ka deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është profesionalizuar për gënjeshtra.

Rexhaj ka thënë gjithashtu se Thaçi po i merr fytyrën Kosovën kudo që po shkon, shkruan Gazeta inFokus.

“Jo shumë në të kaluarën po na e vërtetën se është profesionalizuar në gënjeshtër. Ai po na e merr fytyrën kudo që po shkon e të mos të flasin se po e qon drejt theqafjes Republikën e Kosovës “, ka thënë ai.

-Advertisement-

Deputeti i VV-së ka shtuar gjithashtu se presidenti është prodhuesi më i madh i fake news.

“Ai akuzon të tjerët se po prodhojnë fake news ndërsa apo harron se ai vet është prodhuesi më i madh i lajmeve të rreme”, ka shtuar ai

Ai ka vazhduar duke përmendur disa nga premtimet e presidentit, Hashim Thaçi e që nuk u realizuar kurrë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera