Krasniqi: MBPZHR mbështet agrobizneset për instalimin e teknologjisë moderne në përpunimin e produkteve
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 30 October 2018
Investimet në agrobizneset vendore po ndikojnë që në tregun vendor të kemi prodhime cilësore dhe me standarde evropiane. Këto investime, të cilat viteve të fundit janë duke u përkrahur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisionit Evropian kanë ndikuar që edhe kompania për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19” në Prizren, të instalojë teknologjinë moderne për përpunimin e domates, duke zgjeruar në këtë mënyrë linjën e prodhimit dhe përpunimit.
Në përurimin e linjës së përpunimit të domates në “Abi&Elif 19”, investime të cilat janë përkrahur nga MBPZHR-ja dhe BE-ja, kanë marrë pjesë zëvendësministri, Mevludin Krasniqi, përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Daniela Topirceanu, si dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit.
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, theksoi se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së, agrobizneset vendore po arrijnë të avancojnë teknologjinë prodhuese dhe përpunuese në kompanitë e tyre, e sidomos ato në sektorin e perimeve, që sipas tij llogaritet si një ndër sektorët më me potencial në vend.
“Përmes grantit investiv të MBPZHR-së dhe mbështetjes financiare të Zyrës së BE-së, kemi bërë të mundur që kjo fabrikë me kapacitet përpunues prej 100 tonë në ditë të jetë adresë tregu e sigurt për kultivuesit e perimeve, si dhe për pikat grumbulluese të domates. Tashmë falë këtij investimi, në tregun tonë do të kemi edhe më shumë produkte të reja vendore, me tendencë depërtimi edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi. Ai ka treguar se nga sot, ky investim do të mundësojë që të punësohen edhe 20 veta.
Zëvendësministri ka premtuar se mbështetja e ministrisë për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit në sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.
Ndryshe, MBPZHR-ja e ka përkrahur ndërtimin e fabrikës për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19”, përmes grantiv investiv prej 187 mijë euro.

T� tjera
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...
-
Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti në zyrën e tij në Prishtinë përf...
-
Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me presidenten e Maqedonis...
-
Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvend...
-
Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur sot në një takim Nikola Tunicin,...
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...




































