Lajme

Thaçi nuk ia bën aminin Aeroportit të Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 29 October 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ftuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, në hapjen e aeroportit me të ri të Stambollit, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti, kreret e shtetit turk kanë bërë edhe lutje fetare.

Por presidenti Thaçi nuk ka bërë të njejten gjë.

-Advertisement-

Ai në disa pamje shihet duke mos bërë lutjen të cilen po e bënin të gjithë.

Njejtë ka vepruar edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq.

Aeroporti i ri i Stambollit është projektuar të jetë më i madhi në botë dhe do të jetë në gjendje të pranojë 200 milionë pasagjerë në vit.

Ai është hapur në shënimin e 95-vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë.

Vlera e projektit është rreth 10 miliardë euro dhe shteti do të marrë të ardhura nga  koncesioni më shumë se 30 miliardë euro së bashku me tarifat e mbledhura./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera