Lajme

Zgjidhet Drejtori Menaxhues i KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 26 October 2018

Njazi Thaçi të premten është zgjedhur zyrtarisht drejtor Menaxhues në KEK.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bordit të Drejtorëve në KEK Faruk Hajrizi, përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta Infokus.

Hajziri ka thënë se Thaçi ka dal kandidati më i suksesshëm në të dy intervistat.

-Advertisement-

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se kandidatë janë intervistuar nga komisioni i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike të cilët kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

Ndryshe Njazi Thaçi ka mbajtur pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të KEK-ut që nga nga largimi i ish-drejtorit, Arben Gjuka.

Gjuka ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës në maj të këtij viti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera