Rozë

Kylie Jenner në telashe, miliarderja paditet për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 25 October 2018

Miliarderja më e vogël në botë ndodhet në telashe. Kylie Jenner është paditur për vjedhjen e një linje tjetër kozmetike. Një kompani e quajtur Sheree Cosmetics ka hedhur në gjyq 21-vjeçaren dhe kompaninë e saj, Kylie Cosmetics me akuzën se i ka vjedhur linjën e saj të make-up “Born to Sparkle”.

Në dokumentat e paraqitura në gjykatë, kompania pretendon se e ka prodhuar ajo koleksionin e toneve të syrit “Born to Sparkle”, ndërsa Kylie e krijoi duke përdorur ngjyra të ngjashme dhe të njëjtin paketim.

Ylli i televizioneve prezantoi koleksionin në ditën e lindjes, që përmban shkëlqyes buzësh, buzëkuq, laps buzës dhe ton sysh. Dhe toni i syve “Born to Sparkle” ishte pjesë e koleksionit.

-Advertisement-

Sheree Cosmetics thotë se është ngritur si një markë tregtare më 30 gusht 2018. Dhe akuza e saj mund të jetë e vështirë për t’u vërtetuar. Sheree po e padit Kylie për dëmtime të paspecifikuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera