Lajme

Haziri: VV-ja le të harrojë partneritetin me LDK-në pa ndryshuar mendim për Rugovën

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 23 October 2018

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dalë kundër zërave në partinë e tij dhe në partinë tjetër opozitare, Vetëvendosje, për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, VV-ja duhet të harrojë një partneritet me LDK-në, nëse nuk ndryshon mendim për ish-presidentin Ibrahim Rugovën. Kjo sepse, sipas Hazirit, lidershipi i VV-së e ka cilësuar Rugovën si kryetradhtar të Kosovës.

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!” ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Vetë lideri i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa, së fundmi ka pasur disa takime me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Sipas zyrtarëve të të dy partive, ka pasur afrim qëndrimesh dhe shenja pozitive se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë koalicion qoftë parazgjedhor, ose paszgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera