Lajme

Musliu: Deputetët e kanë humbur arsyen

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 18 October 2018

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha sot në Kuvendin e Kosovës se ka kohë që politika ka hy në një rreth vicioz dhe nuk po dilet nga kjo situatë.

Musliu tha se as për tema të mëdha nacionale partitë politike nuk po arrijnë të bëhen bashkë.

“Shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës ka kohë që e kanë humbur arsyen e deputetit”, tha Musliu.

-Advertisement-

Ajo tha se është absurde një parti që e quan veten institucionaliste dhe një tjetër që e ka gojën plot patriotizëm nuk qëndruan në Kuvend për të votuar për Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera