Lajme

LDK fton partitë të darkodohen për datën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 10 October 2018

Lidhja Demokratike e Kosovë sa bërë të ditur se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.

Përmes një komunikate për medie LDK ka ftuar partitë parlamentare të merren vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan gazeta inFokus.

“Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar. LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

LDK ka theksuar gjithashtu se qëndrimit e tyre për dialogun duhet ti ketë të qartë edhe kryeparlamentari Veseli.

“Lidhja Demokratike e Kosovës disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë. Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për Kryetarin e Kuvendit. “, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera