Lajme

Arrestohen shtetasit serb që hynë ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 08 October 2018

Dy persona janë arrestuar të dielën në Leposaviq pasi dyshohen për kalim ilegal të kufirit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dy të dyshuarit boshnjak, shtetas të Serbisë pasi rrugëve alternative kanë hyrë në territorin e R. Kosovës.

Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor në Leposaviq, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Është ndaluar nga policia automjeti me tabela të huaja me vozitës dhe dy pasagjerë meshkuj boshnjak/shtetas të Serbisë, të cilët përmes rrugëve alternative kanë hyrë në territorin e R. Kosovës. Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor në Leposaviq. “, thuhet në raportin e PK-së.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit janë liruar, kurse rasti është inicuar dhe mbetet nën hetime./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera