Lajme

Tahiri: Krimi i organizuar po rrezikon sigurinë rajonale

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 06 October 2018

Në konferencën rajonale ‘Roli i Ballkanit Perëndimor’, përtej samitit të Londrës, që po zhvillohet në Shkup në datat 5-7 tetor, organizuar nga rrjeti Chevening në Maqedoni, po merr pjesë ekipi nga Kosova dhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Ky i fundit ka treguar se në këtë konferencë po thekson bashkëpunimin rajonal të Kosovës me vende të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, mungesa e stabilitetit politik pengon mekanizmat e luftës ndaj korrupsionit, ndërkaq përhapja e korrupsionit ushqen krimin e organizuar dhe si i tillë ndikimi merr shtrirje transnacionale duke rrezikuar kësisoj sigurinë rajonale.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

Në konferencën rajonale me titull ‘Roli i Ballkanit Perëndimor’, përtej samitit të Londres, që po zhvillohet në Shkup në datat 5-7 tetor, organizuar nga rrjeti Chevening në Maqedoni, në hyrje të fjalës, theksova se bashkëpunimi rajonal në spjegimin e thjesht ngjan me teorinë e lojës ku vendim-marrja ndëraktive dhe rezultati i çdo pjesëmarrësi apo “lojtari” varet nga veprimet e të gjithëve.

Në këtë rast, theksova se edhe ndërveprimi i çështjeve të shtruara në panel ka efektin zinxhir. Në këtë rast ku mungesa e stabilitetit politik pengon mekanizmat e luftës ndaj korrupsionit, ndërkaq përhapja e korrupsionit ushqen krimin e organizuar dhe si i tillë ndikimi merr shtrirje transnacionale duke rrezikuar kësisoj sigurinë rajonale.

Ballkani Përendimor ngjason qoftë për nga natyra e problemeve por edhe kultura e pergjithshme poltike, por në anen tjeter edhe për nga motivet e konflikteve. Para së gjithash trajtuar në kontekst më të gjerë, korrupsioni, klientelizmi dhe nepotizmi në ballkan gjejnë trajta të veçanta të shpërfaqjes. E para, është pjesë e një historie të marrëdhënieve shtet-qytetar; e dyta me kulturën e përgjithshme politike dhe e treta me mekanizmat fragjil të luftimit efektiv ndaj këtyre dukurive.

Andaj, bashkëpunimi rajonal përveç se është i domosdoshëm, është parakusht për përafrim në integrim. Duke u ri-kthyer tek teoria e lojës rrugëtimi i secilit shtet veç e veç varet nga veprimet e përbashkëta.

Faleminderit Gjakush Kabashi dhe gjithë ekipi për organizim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera