Lajme

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit thotë se e di të vërtetën rreth atentatit

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 06 October 2018

Milena Ivanoviq, gruaja e ish-liderit të SDP-së, të vrarë në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka folur edhe njëherë rreth kësaj ngjarjeje, tash kur janë bërë më shumë se tetë muaj që nga atentati.
Siç rrëfen ajo, gjërat kanë ndryshuar, kur pas një periudhe aq të gjatë që pas ndodhjes së rastit, përgjegjësit ende nuk kanë dalur para drejtësisë, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka vije me një ndryshim. Mendoj që ne do t’i largojmë njerëzit kur e shohim që kryerësit e krimit nuk po ndëshkohen. E di që gjithkush është duke dhënë maksimumin për zgjidhjen e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Madje siç thotë Ivanoviq, ajo ka filluar të hetojë edhe vetë vrasjen e bashkëshortit të saj.
“Kam shumë informacione. Jam duke u munduar që t’i qartësoj disa imazhe të mijat, megjithatë unë mendoj që nëse dikush e di se cila është e vërteta rreth saj, ajo jam unë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Milena tutje rrëfen se megjithë dëshirën e bashkëshortit të saj të ndjerë për të qëndruar në Kosovë, ajo do të bëj të pamundurën që të mos kthehet asnjëherë më në Mitrovicë.
Kujtojmë se Ivanoviq u qëllua me armë zjarri para zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Atentati që rezultoi me vrasjen e tij ndodhi më 16 janar të këtij viti.
Rastin e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera