Auto&Tech

Sulmi i hakerëve, “Facebook” rrezikon një gjobë prej 1.63 mld $

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 02 October 2018

“Facebook” rrezikon të paguajë një çmim të lartë për sulmin e hakerëve të pësuar në ditët e fundit, gjë që ka ndikuar në rreth 50 milionë profile. Sipas “Wall Street Journal”, rrjeti social mund të paguajë një gjobë prej 1.63 miliardë dollarë në Evropë.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave – i cili është autoriteti kryesor për privatësinë në Facebook – ka kërkuar në ditët e fundit sqarime mbi natyrën e sulmit. Gjoba do të merrej nëse autoritetet do të gjenin ndonjë shkelje të standardeve evropiane.

“Shqetësimi është se sulmi u zbulua të martën dhe goditi miliona llogari, por “Facebook” nuk është në gjendje të sqarojë natyrën e tij dhe rreziqet që ekzistojnë në këtë moment për klientët”, thonë autoritetet irlandeze.

-Advertisement-

“Pyetja është, se si “Facebook” paraqet të dhënat dhe i bën ato të aksesueshme”, thotë Christopher Wylie, zbuluesi pas skandalit Cambridge Analytica, disa ditë më parë në Wired Next Fest në Firence.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera