Një protestë ndryshe e Vetëvendosjes. Me këngë e valle kundër Thaçit
Autori: Sylejman Sylejmani 19:01 | 28 September 2018
Një ditë para protestës së 29 shtatorit, sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, ka rrëfyer për Gazetën inFokus, planin e tyre për këtë ditë.
Haxhimehmedi ka theksuar se kjo protestë do të ndërrojë shumë gjëra në Kosovë, prandaj thotë se shumë qytetarë do të jenë pjesë e këtij ndryshimi.
Ajo flet edhe për mundësinë që dikush nga LDK t’i bashkohet kësaj proteste.
Haxhimehmedi e cila zuri vendin e Dardan Molliqajt i cili i u largua nga partia, thekson se protesta e së shtunës nuk është vetëm e Vetëvendosjes.
Pritshmëritë sipas saj janë që në protestë të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë të subjekteve të tjera politike.
Megjithatë, ajo heziton të flas kur pyetet rreth mos-ftesës për PSD-në, e cila po udhëhiqet nga të larguarit nga Vetëvendosje.
Në këtë intervistë, Haxhimehmedi ka folur edhe për takimin e liderit të VV-së, Albin Kurti, me atë të LDK-së, Isa Mustafa. /Gazeta inFokus.
Kjo është intervista e plotë:
inFokus: A është gati Vetëvendosje për protestë?
Vlora Haxhimehmedi: Prej ditës kur kemi shpallur protestën e 29 shtatorit Lëvizja VETËVENDOSJE! ka hyrë në një axhendë të ngjeshur dhe intensive të organizimit e mobilizimit nëpër çdo qytet e vendbanim të Kosovës. Deri tani kemi mbajtur qindra tubime nëpër fshtatrat e lagjet e Kosovës. Tash kur po flasim kemi mbajtur tubime të mëdha nëpër secilën qendër regjionale të vendit teksa sot jemi në Prizren e nesër në Gjilan.
inFokus: Kemi parë se për ti mobilizuar qytetarët për protestën e së shtunës keni organizuar takime gjithandej Kosovës. Cili është disponimi i qytetarëve për këtë protestë?
Vlora Haxhimehmedi: Që nga fillimi i aventurës kokë në vete të presidentit Thaçi qytetarët kanë qenë shumë të shqetësuar për situatën në vend. Nga përshtypjet tona nga terreni dhe nga shumë takime e tubime me ta, e vërejmë qartë që qytetarët janë shumë të gatshëm që të ngrejnë zërin e tyre kundër këtyre zhvillimeve dhe të protestojnë në Prishtinë me datën 29 shtator. Presim që kjo protestë të jetë masive.
inFokus: Për dallim nga organizimet e mëhershme të Vetvendosjes, kësaj radhe keni paralajëmruar se do të ketë grupe muzikore që do të performojnë. Përse ky ndryshim?
Vlora Haxhimehmedi: Protestat e VETËVENDOSJE!s në vazhdimësi kanë evoluuar. Secila protestë i ka specifikat e saja të veçanta varësisht prej situatës në të cilën gjindemi. Ashtu siç jemi deklaruar, kjo protestë do të jetë paqësore nga fillimi deri në fund, me disa dimensione shtesë siç janë edhe grupet muzikore e artistët që do të përformojnë aty. Pra e përbashkëta është kundërshtimi, pastaj vijnë edhe format e ndryshme të përformancave, duke brohoritur, duke kënduar e edhe duke recituar. Të gjitha këto janë formë e protestës së 29 shtatorit. Të gjitha e kanë të njejtën porosi: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu, me qëllim që t’e ndalojmë copëtimin e Kosovës.
inFokus: Kjo mënyrë e protestës nuk duket shumë në natyrën e partisë tuaj. A ka rrezik ti largoi një pjesë të qytetarëve?
Vlora Haxhimehmedi: Përformancat e ndryshme gjithmonë kanë qenë në natyrën e organizimit të protestës sonë, mirëpo siç përmenda edhe më lartë mënyra e protestës varet edhe nga situata e krijuar politike. Nuk ka asnjë element për t’i larguar njerëzit pasiqë emëruesi kryesor dhe i vetëm është të protestuarit dhe ndalja e veprimeve të Thaçit dhe pazareve të tij me Serbinë, nuk janë qëllim ne vetëvete protestat.
inFokus: Kush pritni që t’i bashkangjitet protestës nga Lidhja Demokratike e Kosovës?
Vlora Haxhimehmedi: Protesta është thirrur nga ne, mirëpo ajo asesi nuk është vetëm e jona. Protesta është e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe e të gjitha subjekteve politike e jopolitike. Ne presim që aty të jenë edhe shumë zyrtarë të subjekteve të ndryshme që janë shumë të shqetësuar me situatën në vend dhe ndihen të indinjuar me këto zhvillime. Deri tani kemi parë reagimin e shumë zyrëtarëve të subjekteve politike, por edhe figurave nga shoqëria civile e artistë të ndryshëm në përkrahje të protestës së 29 shtatorit.
inFokus: Takimi i liderit tuaj, Albin Kurtit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, u tha se u bë për t’u koordinuar bashkëpunimi opozitar. Nëse jo në protestën e së shtunës, sa janë gjasat që LDK t’u bashkohet në protestat e radhës?
Vlora Haxhimehmedi: Fillimisht është e rëndësishme që opozita të bashkrendohet në veprimet e saja për të ndalur dialogun pa parime dhe presidentin pa autorizim, pa legjitimitet e pa kompetencë, pastaj edhe të bashkrendohemi për të shkuar në zgjedhjet e reja pasi edhe kjo Qeveri ka mbetur pa legjitimitet e pa numra. Në të gjitha këto veprime, që janë veprime në mbrojtje të sovranitetin e tërësisë territoriale, por edhe të parlamentarizimit e rendit kushtetues, është primare të jemi të bashkuar dhe në një linjë. Në këtë linjë ishte edhe takimi i Kryetarit Kurti me Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa ku u diskutua për bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë.
inFokus: Për këtë protestë a është ftuar PSD-ja, e cila tashmë po udhëhiqet të dalurit nga Vetëvendosje. Visar Ymeri nga kjo parti u ankua se VV po e lë anash PSD-në çdo herë kur po dëshiron që ta bëjë bashkë opozitën. A do t’u bëni ftesë edhe atyre që të bëhen pjesë e protestës?
Vlora Haxhimehmedi: Këtë çështje e kemi sqaruar tashmë disa herë.
inFokus: A do ti vazhdoni protestat edhe nëse në protestën e së shtunës nuk do të dalin numër i madh i qytetarëve?
Vlora Haxhimehmedi: Në kohën kur presidenti Thaçi pa asnjë legjitimitet niset në negociata me Vuçiqin dhe kur Kuvendi është zaptuar nga mazhoranca, atëherë protesta dhe sheshi bëhen hapësira të vetme dhe të domosdoshme të veprimit e kundërshtimit. Pra, së pari duhet të theksojmë nevojën urgjente të protestës, të gjitha të tjerat vijnë pastaj. Presim që protesta të jetë masive ku do të dalin një numër i madh i qytetarëve, ndërkohë që datat tjera të protestës nuk i vendosim ne, por avazi ose jo i presidentit për pazare me Serbinë. Me rëndësi është që të shtunën me 29 shtator t’i japim një JO të fuqishme aventurave të tij personale për fatin e Kosovës.
inFokus: A do ti radikalizoni protestat nëse Presidenti nuk i përfillë kërkesat e juaja?
Vlora Haxhimehmedi: Protesta e 29 shtatorit do te jetë paqësore nga fillimi gjerë në fund. Ditën e shtunë prej orës 14 do të mblidhemi tek Biblioteka Kombëtare, prej nga do të marshojmë drejt sheshit “Skënderbeu”. Kjo protestë do të ndërrojë shumë gjëra në Kosovë andaj dhe s’mund të flasim nga tash përtej saj. Protesta do të jetë paqësore ndërkaq porosia është e qartë: Një popull s’i nënshtroheht një njeriu.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...