Elon Musk paditet për mashtrim, rrezikon postin e shefit ekzekutiv
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 28 September 2018
Elon Musk dhe kompania Tesla janë paditur për mashtrim nga mbikëqyrësi amerikan i tregjeve, Securities and Exchange Commission (SEC), pas braktisjes së planeve për ta privatizuar kompaninë e prodhimit të makinave elektrike.
Kjo lëvizje mund të çojë deri në ndalimin e Musk të drejtojë një kompani publike, por mund të kalojë edhe me gjoba të rënda për të dhe kompaninë. Aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike kanë rënë më shumë se 4 për qind, në orët e para pas publikimit të lajmit gjatë së enjtes.
Komisioni SEC dhe Departamenti i Drejtësisë kanë hetuar Teslën, pasi Musk sugjeroi në muajin gusht se po përgatitej ta privatizonte kompaninë, duke pretenduar se kishte “financime të siguruara”.
“Deklarata e tij ishte false dhe mashtruese. Përgjatë 3 orëve në vazhdim, Musk bëri një seri deklaratash në Tëitter, mbi materiale tërësisht false”, deklaron mbikëqyrësi i tregjeve SEC.
Aksionet asokohe u rritën me 11 për qind, me t’u marrë vesh lajmi, por rezultoi se Musk kishte zhvilluar vetëm bisedime paraprake për privatizimin e kompanisë, ndërkohë që financimet nuk ishin siguruar ende.
Lajmi i gushtit solli aktpadi edhe nga investitorët, disa prej të cilëve kishin vendosur baste për një rënie të ndjeshme të çmimit të aksioneve të Teslës.
Sipas asaj që thekson SEC, “Musk ishte ankuar se Tesla ishte shënjestruar padrejtësisht nga investitorë afatshkurtër (ata që blejnë dhe sheshin shpejt aksionet) dhe deklaroi se këta duheshin ‘djegur’”.
“Ky veprim i pajustifikuar nga SEC më bën të ndihem tejet i trishtuar dhe i zhgënjyer. Gjithmonë kam vepruar në interesin më të mirë të së vërtetës, transparencës dhe investitorëve. Integriteti është vlera më e rëndësishme në jetën time dhe faktet do ta tregojnë se nuk e kam kompromentuar atë në asnjë lloj mënyre”, deklaroi Musk pas lajmit të padisë.
Tesla vet dhe bordi drejtues i saj deklaruan për “CNBC” se kishin besim të plotë te Musk, pas dorëzimit të padisë. SEC, mbikëqyrësi më i lartë financiar i Shteteve të Bashkuara, mund të lançojë padi civile kundër një kompanie apo drejtorëve të saj, e madje edhe mund t’i gjobisë ata. Rregullatori mund të përjashtojë ekzekutivët na postet kryesore të një kompanie publike.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































