Hennessey synon të arrijë vozitje deri 500 km në orë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 27 September 2018
Prodhuesi amerikan i veturave supersportive pohon se modeli i tij i ardhshëm Venom F5 ka fuqi të mjaftueshme për të thyer kufirin psikologjik kur bëhet fjala për shpejtësinë.
Hennessey me vite ka bërë kampanja mediale për modelin e ardhshëm sportiv, i cili sipas drejtuesve të kompanisë, do të arrijë në teori shpejtësinë deri në 500 kilometra në orë.
Edhe pse versioni prodhues i modelit Venom F5 ende nuk është kryer, kah fundi i gushti, në Monterej të Kalifornisë u prezantua agregati monstruoz i këtij automobiliËshtë një motor 7.6-litërsh binjak turbo V8 i projektuar për të ofruar mbi 1.622 kuaj fuqi, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për të përshpejtuar Venom F5 0-300 km/h në më pak se 10 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale 482 km/h.
John Hennessy, drejtor i kompanisë, tha se motori aktual që po teston është rreth 1.540 kuaj fuqi për të qenë në gjendje të japë energji të mjaftueshme për të arritur limitin prej 482 km/h.”Dëshiroj të shoh që Venom F5 të arrijë 500 kilometra në orë”, tha ai. Gjithashtu, për të arritur një shpejtësi prej 500 km/h, është e nevojshme një shteg adekuat me një drejtim të gjatë dhe të mjaftueshëm për të përshpejtuar dhe për t’u ndalur në mënyrë të sigurt.
Një nga opsionet spekulative është se kompania do t’u kërkojë autoriteteve të mbyllin përkohësisht disa nga pjesët e drejtpërdrejta dhe të drejta të autostradës në Nevada ose në Teksas për qëllime testimi.
Nëse prodhuesi amerikan do të ketë sukses në qëllimin e tij, do ta dihet vitin e ardhshëm, kur planifikohet testimi i parë i Venom F5.



T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...



































