Lajme

Ljajic: SHBA ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 26 September 2018

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajic ka komentuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se tani SHBA ka qëndrim të balancuar mes dy palëve, duke e krahasuar me periudhat e mëparshme, që sipas tij, SHBA ishte më shumë në anën e Kosovës.

Por Ljajic vlerëson se ende është herët për të përmendur ndonjë ndryshim shumë të dukshëm, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“Mendoj se pozicioni i SHBA-së gjendet në një fjali: jemi dakord, nuk kemi asgjë kundër marrëveshjeve tuaja dhe vlerësimi përfundimtar do ta japim kur marrëveshja të ndodh, është një ndryshim i madh në krahasim me periudhën e mëparshme kur kemi pasur një imazh të zi dhe të bardhë, dhe qasjen që ishte në anën e Prishtinës zyrtare”, tha Ljajic për TV Prva.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera