Lajme

Policia porosit helmeta e mburoja, a po përgatitet për protestën e VV-së?

Autori: Agnesa Çitaku 17:57 | 25 September 2018

Policia e Kosovës shume shpejtë do të furnizohet me helmeta, mburoja dhe mbrojtëse.

Të hënën PK ka bërë publik njoftimin për kontratë në faqen zyrtare të Prokurimit Publik të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

E furnizimi ka konsistuar pikërisht në javën kur në Kosovë pritet të organizohet një protestë.

-Advertisement-

Në njoftim nuk përmendet numri i helmetave, mburojave dhe mbrojtëse por thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 741.070,00 euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 05.11.2018 ndërsa tenderët duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

E për lidhjen që ky furnizim mund të ketë me protestën e thirrur nga Vetëvendosje, gazeta inFokus ka provuar të kontaktoj me zëdhënës të Policisë së Kosovës por që ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera