Lajme

Rrëzimi i Qeverisë, LDK-ja synon votat e Nismës

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 25 September 2018

Me iniciativë të deputetëve të Nismës para një viti e gjysmë ishte rrëzuar qeveria “Mustafa”. Zyrtarët e LDK-së synojnë që nëpërmjet “xhokerit” të njëjtë ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”, pasi votat e opozitës nuk mjaftojnë për të kaluar mocioni i votëbesimit. Por deputetët e partisë së Fatmir Limajt mohojnë të kenë diskutuar për këtë çështje.Partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa (LDK) është duke u koordinuar me partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit pasi, siç thonë ata, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme të kalojë mocioni në Kuvend, prandaj partia më e madhe opozitare po synon që t’i bindë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, përkatësisht ata të Nismës që ta përkrahin iniciativën e tyre, shkruan “Zëri”.

Qeveria e ish-kryeministrit të LDK-së Isa Mustafës, ishte rrëzuar pikërisht nga iniciativa e nisur në Kuvend nga deputetët e Nismës, prandaj zyrtarët e LDK-së po synojnë që nëpërmjet të njëjtit “xhoker” ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera