Porsche nuk do të prodhojë më makina me naftë
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 24 September 2018
Porche nuk do të prodhojë më versione që punojnë me naftë të makinave të saj, duke u fokusuar tek hibridët dhe makinat me bateri.
Volkswagen ka pranuar se ka mashtruar në testet e emetimit tek makinat diesel, duke futur në ethe të gjithë industrinë e automobilëve dhe duke shkaktuar një kthim masiv shpine ndaj motorëve diesel që ndotin jo pak. Si rezultat, prodhuesit e makinave në të gjithë botën kanë përshpejtuar kalimin tek makinat elektrike, me shpresën se do të kapin ritmin e pionieres Tesla.
“Porsche nuk po e demonizon motorin diesel. Ai është dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e teknologjisë”, tha shefi ekzekutiv i shoqërisë, Oliver Blume në një deklaratë për shtyp.
“Ne si prodhues makinash sportive, për të cilat motori diesel ka luajtur gjithnjë një rol sekondar, kemi arritur në përfundimin se do të donim një të ardhme pa diesel”, shtoi Blume.
Klientët ekzistues të makinave diesel të Porsche, sidoqoftë, do të vazhdojnë të mbështeten tek kompania për servise. Porsche, që po investon më shumë se 6 miliardë euro në motorë elektrikë deri në 2022, tha se kërkesa për modelet diesel po bie. Kompania nuk ka prodhuar asnjëherë motorë diesel vetë, sidoqoftë, imazhi i saj, sipas drejtuesve, është dëmtuar dhe kriza e dieselit ka shkaktuar një mori telashesh.
Porsche ka shitur versionet diesel të saj prej rreth një dekade. Por, që nga shkurti, nuk ka marrë asnjë porosi për prodhimin e tyre. Vitin e ardhshëm do të lançojë Taycan, që thotë se do të jetë një makinë sportive tërësisht elektrike.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































