Lajme

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të marrin pjesë masivisht në protestën paqësore

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 21 September 2018

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka ndarë një mesazh të shkurtër për bashkatdhetarët në mërgatë.

“Porsa shpallëm thirrjen për protestën që do mbahet në Prishtinë, më datën 29 shtator, filluan të vijnë lajme shpresëdhënëse nga mërgata”, nis mesazhin e tij Kurti, transmeton Koha.net.

Ka njoftuar se një numër i madh i mërgatës e kanë njoftuar se kanë blerë bileta për të ardhur në këtë protestë, që i bie ditë e shtunë.

-Advertisement-

Kurti ka përmendur faktin se mërgata është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe se veç vitin e kaluar, i ka sjellë zyrtarisht 760 milionë euro në Kosovë.

Por, thotë Kurti, mërgata përndryshe na i çelë sytë edhe për demokraci, liri e drejtësi.

Problemet që i ka mërgata, duke përfshirë edhe vështirësitë që kanë në zgjedhje, Kurti thotë se do të zgjidhen në të ardhmen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sot kemi një problem edhe më të madh, ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë, integritetit institucional e territorial të vendit tonë. Pazaret vetjake të Hashim Thaçit me Vuçiqin e Serbisë po sjellin rreziqe të mëdha”, thotë Kurti.

Këto pazare, thotë ai, përfshijnë edhe një gabim historik që duhet parandaluar, pra zëvendësimin e Gjermanisë me Rusinë, në politikën e jashtme.

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të gjejnë një mundësi të vijnë në protestë, sepse kjo është shumë e rëndësishme.

“Të marrim pjesë masivisht në një protestë paqësore për ta mbrojtur vendin tonë, për t’i thënë STOP pazareve me këtë qeverisje të papërgjegjshme”, thotë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera