Lajme

Vuçiqi: Kush flet për Kosovën e Sanxhakun, flet kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 19 September 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka përgjigjur liderit të boshnjakëve Bakir Izetbegoviq, transmeton Koha.net.

“Nëse dikush flet për Sanxhakun, Kosovën dhe për shumë gjëra të tjera, ai flet në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe në kundërshtim me rendin e ri ndërkombëtar”, citon “blic” të ketë thënë Vuçiq duke u pyetur se cilat mund të jenë lidhjet e liderit boshnjak me Kosovën.

Kryetari serb e ka quajtur përzierje të Izetbegoviqit në punët e brendshme të Serbisë pasi ai kishte thënë se “Vuçiq po flet për paqe por po e vazhdon armatimin”.

-Advertisement-

Izetbegoviqi po ashtu ka shfaqur habinë se si Vuçiqi në Mitrovicë e kishte madhëruar të akuzuarin e Hagës, Sllobdan Millosheviqin, për krime lufte në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera