Rozë

Cristiano Ronaldo hap restorantin e tij: Jam shumë i emocionuar

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 17 September 2018

Cristiano Ronaldo ka hapur restorantin e tij në Londër. Kështu ai hyn në biznesin ushqimor dhe është i paduruar që të triumfojë edhe këtu. Restoranti i ri Zela i Cristiano Ronaldos do të inaugurohet këtë muaj në Londër.

Sulmuesi portugez thotë se është shumë i emocionuar për këtë aventurë të re. “Jam shumë entuziast që jam pjesë e kësaj skuadre dhe që po hap në Londër restorantin tim të preferuar”, shkruan ai në Instagram.

Restoranti është një bashkim i ushqimit japonez dhe mesdhetar dhe është në pronësi të grupit të “Mikpritjes Mabel”. Përveç Cristiano Ronaldos, aksioner është edhe tenisti Rafael Nadal e këngëtari Enrique Iglesias.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera