Mbyllet konkursi për aplikim në Qendrën Studentore
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 13 September 2018
Në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës sot mbyllet konkursi për aplikim për studentët që duan të banojnë në konvikte. Deri më tani kanë aplikuar mbi 7 mijë studentë për 4 mijë vende sa janë kapacitetet e Qendrës Studentore. Drejtues të saj thanë për Radio Kosovën se është duke u bërë renovimi i konvikteve dhe pritet që ata të jenë të gatshëm për fillimin e vitit të ri akademik.
Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës është duke bërë përgatitjet për të pranuar studentët të cilët do të pranohen për banim në konvikte. Në këtë qendër sot përfundon afati për aplikim, ndërkohë kanë konkurruar mbi 7 mijë studentë. Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën se edhe sivjet numri i të interesuarve është shumë i madh në krahasim me kapacitetin që ka kjo qendër. Ai bëri të ditur se do të pranohen 4 mijë studentë, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.
“Kriteri bazë është që të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, të jetë 25 kilometra e tutje nga kryeqyteti. Përparësi në pranim u japin fëmijëve që i përkasin kategorive të dala nga lufta, gjithashtu, u japim përparësi edhe studentëve që familjet e tyre janë me gjendje jo të mirë ekonomike, me nevoja të veçanta, etj. Disa nga këto kategori lirohen edhe nga pagesa.
Sfishta bëri të ditur se të gjitha konviktet e vjetra janë në renovim dhe pritet të jenë gati në fillim të muajit tetor.
“Është një projekt që e kemi donacion nga Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kryesisht për konviktet e vjetra. Mendoj që kushtet e konvikteve të vjetra do të jenë shumë të përafërta me ato që ofrojnë konviktet e reja.”
Studentët të cilët kanë aplikuar për të banuar në konvikte, mendojnë se i plotësojnë kushtet për t’u pranuar.
Rezultatet për pranimin e studentëve në Qendrën Studentore do të shpallen me 23 shtator, ndërsa afati për ankesa do të zgjasë tri ditë. Në komisionin për ankesa do të marrë pjesë edhe një përfaqësues nga Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë nuk do të ketë afat të dytë për regjistrim në konvikte, pasi kapacitetet do të plotësohen në këtë afat.
Të tjera
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...