Lajme

Kërkohet shkarkimi i kryeinspektorit të AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 12 September 2018

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së kërkon shkarkimin e kryeinspektorit të këtij institucioni pas vrasjes që ndodhi ditë më parë brenda objektit të AKI-së.

Nënkryetarja e komisionit për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas raportimit të inspektorit të përgjithshëm Shkëlzen Sopjani tha se komisioni ka vullnet unanim për të kërkuar shkarkimit e inspektorit por që një vendim i tillë do merret pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni i cili është ftuar që të raportojë para komisionit javën e ardhshme.

Musliu tha se javën e ardhshme do dalin edhe me një rekomandim përmes së cilit do të kërkohet më shumë llogaridhënie për vrasjen që ka ndodhur në AKI.

-Advertisement-

Javën që shkoi Valon Ibërdemaj kishte vrarë brenda në ndërtesë të Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë Isa Sejdiun.

Është konfirmuar se arma me të cilën u krye vrasja ishte pa leje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera