Auto&Tech

Ford Mondeo mbetet në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 06 September 2018

Sipas një raporti nga Sunday Times, Fordi thuhet se planifikon të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të punonjësve (202,000) me 12%, kryesisht duke larguar një numër të konsiderueshëm të tyre në Evropë.

Fordi synon të ristrukturojë operacionet e saj në kontinentin e vjetër, ku midis prillit dhe qershorit regjistroi humbje prej rreth 73 milionë dollarë, transmeton KP.

Raporti gjithashtu thekson se kompania ka në plan të heqë modelet Mondeo, Galaxy dhe S-MAX dhe t’i zëvendësojë ato me crossover më fitimprurëse.

-Advertisement-

Fordi, megjithatë, hodhi poshtë pretendimet në këtë raport, duke thënë se nuk ka ndryshime të planeve për Evropë dhe se Mondeo mbetet njëri ndër modelet kyçe në ofertën e kompanisë në tregun evropian.

Në Ford thonë po ashtu se shifrat e punëtorëve që do të largohen nga puna është spekulim i mediave dhe nuk dëshirojnë t’i komentojnë.

Ndryshe, Mondeo evropian dhe dy mini-furgonët prodhohen në një fabrikë në Valencia, Spanjë

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy