Sport

Panucci padit ish-Presidentin Bujar Nishani, kjo është shifra që kërkon si dëmshpërblim

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 05 September 2018
Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit Cristian Panucci ka paditur ditën e sotme ish-Presidentin Bujar Nishani.

Mësohet se padia ka të bëjë me një status në rrjetet sociale të Nishanit pas ndeshjes me Kosovën. Nishani e quajti në atë kohë Panuccin, “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.

Nishani i hodhi këto akuza pas humbjes së Kombëtares në miqësoren ndaj Kosovës, ku Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 3-0.
Mësohet se Panucci kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera