Lajme

Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 04 September 2018

Qeverisë së Kosovës të martën iu shtua edhe një zëvendësministër.

Në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është emëruar Sami Zeka, shkruan gazeta inFokus.

Zeka së fundi ka mbajtur pozitën e drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës.

-Advertisement-

Lajmin për emërimin në pozitën e zëvendësministrit e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook.

E nderuara familje, të nderuar miq, shokë, bashkëqytetarë!

Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)!

Kjo paraqet vazhdimësinë në besimin e Qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra – moto e palëkundur e subjektit të AKR-së!”, ka shkruar Zeka.

Ai madje ka premtuar se vullneti edhe përkushtimi do të jenë determinues në ngriten e suksesshme të MZHE-së.

“Vullneti dhe përkushtimi im do të jenë determinues për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!

Prioritetet e Projekteve në fushat që janë pjesë e Programit Qeverisës të z. Minister Valdrin Lluka, do vazhdojmë si të tilla t’i promovojmi, gjithëhere me theksin në ato drejt Zhvillimit më të Qëndrueshëm Ekonomik të vendit!

Një Falenderim i veçantë për të gjithë bashkëpuntorët e deritanishëm në Komunën e Mitrovicës dhe qytetarët ndaj të cilëve jam kujdesur të kem shërbim korrekt dhe transparencë maksimale!”, ka shkruar Zeka./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera