Lajme

Thaçi: Kosova është shoqëri tolerante e orientuar kah vlerat perëndimore

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 04 September 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Nunci Apostolik, Monsignor Juliusz Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.

-Advertisement-

Në fund presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera