Auto&Tech

Audi RS Q5 bëhet me motor të ri Bi-Turbo me 450 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 03 September 2018

Audi Q5 i gjeneratës së dytë së shpejti do të bëhet me versionin e ri ‘brutal’ sportiv RS.

Versioni i ri pritet të sjell amortizatorët e rinj, detajet luksoze e sportive si dhe do të pajiset me teknologjinë më të fundit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Audi RS Q5 do të vijë edhe me motor të ri 2.9-litër V6 Bi-Turbo i cili është me kapacitet prej 450 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 4,1 sekonda ndërsa atë maksimale mbi 260 km/h, por versioni për treg do ta ketë të kufizuar në 250 km/h.

-Advertisement-

Motori i ri i këtij versioni sportiv të Q5 është në kombinim me marshin automatik Tiptronic me 8 shpejtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera