Rozë

Bono humb zërin, U2 ndërpret koncertin në Berlin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 03 September 2018

Një humbje e papritur e zërit për Bonon dhe grupi i famshëm U2 është detyruar të ndërpresë datën e dytë të turit në Berlin, pak këngë nga fillimi i “live”-it. Na vjen keq për anulimin e mbrëmjes, – ka komunikuar në sajtin e tyre grupi irlandez. – Bono ishte në formë të shkëlqyer dhe mezi prisnim të këndonim ‘live’, por pas disa këngësh, pësoi një humbje të plotë të zërit. Nuk e dimë çfarë ndodhi dhe do të kërkojmë këshilla mjekësore”.

E shtuna e 1 shtatorit ishte koncerti i dytë dhe i fundit i grupit në kryeqytetin gjerman, si pjesë e turneut të tij “Përvoja + pafajësi”. Por, pas këngëve të para, 58-vjeçari ndaloi këndimin dhe piu disa herë diçka për zërin.

Më në fund njoftoi se nuk mund të vazhdonte. “Ne e vlerësojmë mirëkuptimin e publikut tonë dhe mbështetjen e të gjithë fansave tanë në Berlin, ne do t’ju informojmë shumë shpejt”, thuhet në deklaratë. Në koncertin e parë në Berlin, Bono kishte dënuar dhunën e fundit të ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Chemnitz.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera