Lajme

Vuçiq sulmon opozitën serbe: Po harroni se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 01 September 2018

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur përsëri sot rreth çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Sipas tij gjërat vetëm po vijnë duke u vështirësuar drejt gjetjes së një marrëveshjeje të përbashkët për të dyja shtetet.

“Është gjithnjë e më e qartë se po bëhet dhe më e vështirë për të dalë me një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiq sot në Novi Sad.

-Advertisement-

“Gjërat janë duke shkuar në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Gazeta Express marrë nga agjencia e lajmeve tanjug.

Vuçiq ka adresuar madje edhe kritika ndaj opozitës serbe, të cilët kanë dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur.

Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera