Lajme

Arrestohen pesë protestues në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 28 August 2018

Pesë persona janë arrestuar gjatë protestës në Gjakovë, kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj i cili ka thënë se ata janë arrestuar për “dëmtim prone dhe pengim të personave zyrtarë”.

Qytetarët po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në qytetin e Gjakovës, duke përdorur parullat: “S’ka rëndësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera