UEFA konfirmon lajmin e madh për stadiumin e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 27 August 2018
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ia ka dhënë një lajm të madh Kosovës.
Në fakt shtëpia e futbolli evropian e ka konfirmuar ekskluzivisht për gazetën “Zëri” se Përfaqësuesja e Kosovës do ta hapë kampanjën e Ligës së Kombeve në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ditë më parë u vu në pikëpyetje një gjë e tillë pasi Ministria e Sportit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) e ndaluan zhvillimin e ndeshjes kampionale ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit me arsyetimin se nuk ishte bërë pranimi teknik i stadiumit, ndërkohë që ditë më parë ishte lejuar zhvillimi i ndeshjes tjetër, Drita – Prishtina, e vlefshme për Superkupën e Kosovës.
Sidoqoftë, MKRS-ja pas pak ditësh kishte dalë me një sqarim, duke nënvizuar se Bardhekaltrit do t’i zhvillojnë ndeshjet e ardhshme të Superligës në “folenë” e tyre, e cila u mungon qe më shumë se dy vjet.
Tash kur kanë mbetur diçka më pak se dy javë para fillimit të Ligës së Kombeve është vënë në dyshim edhe zhvillimi i ndeshjes ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faro, e paraparë të zhvillohet më 10 shtator.
Mirëpo institucioni më i lartë i futbollit evropian ka zbuluar për “Zërin” se stadiumi “Fadil Vokrri” do ta marrë licencën për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësisë së tillë dhe se që nga shtatori Kosova do të mundë t’i luajë takimet në shtëpi të vet, pasi luajti gjatë tërë kampanjës kualifikuese të Botërorit 2018 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në mungesë të stadiumit.
“Ne mund t’ju konfirmojmë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është i përshtatshëm dhe atij do t’i lejohet organizimi (pritja) i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faro, që është paraparë të zhvillohet më 10 shtator”, i ka thënë UEFA gazetës “Zëri”.
Pa dyshim ky lajm do ta çlirojë krejt Kosovën pasi gjatë ndeshjes hapëse të stadiumit në Superkupën e Kosovës ishin vërejtur disa mangësi dhe ishin hedhur fishekzjarrë nga ana e tifozëve gjilanas në sy të inspektorëve të UEFA-s, të cilët ishin prezentë në stadium. Sidoqoftë, me rregullimin e disa detajeve stadiumi i kryeqytetit do të jetë i gatshëm për ta pritur ndeshjen e shumëpritur me Ishujt Faro dhe ai pritet të jetë i stërmbushur pasi populli ynë është i etur për ta shikuar dhe për ta mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës duke luajtur në shtëpi.
Skuadra e trajnerit Bernard Challandes do ta nisë eksperiencën në Ligën e Kombeve më 7 shtator në ndeshjen që do ta zhvillojë me Azerbajxhanin në udhëtim, derisa pas tri ditësh Përfaqësuesja do të zbarkojë në Prishtinë, ku i pret Ishujt Faro.
Kosova gjendet në Grupin 3 të Ligës D, respektivisht të katërt, ku krahas Ishujve Faro dhe Azerbajxhanit e ka në grup edhe Maltën, me të cilën do të ketë punë në muajin tetor.
Të tjera
-
Time Kadriaj: Riintegrimi i serbëve në institucionet në veri të bëhet vetëm në përputhje me ligjin
Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, thotë s...
-
“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”
Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për ngritjen e padisë pë...
-
Memli Krasniqi i bindur: Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ri, nuk kemi vija të kuqe për koalicione
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ...
-
Arrestohet një person në Prizren, ngạcmoi një të mitur
Një burrë në Prizren është arrestuar, i cili dyshohet se ka ngacmuar një të m...
-
26 vjetori i vrasjes së Ahmet Krasniqit, Abdixhiku: Vendosi bazat e ushtrisë së Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Kol...
-
Ushtarët amerikanë në “West Point” brohorasin “Kosova, Kosova”, Presidentja Osmani mban një fjalim
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video tjetër nga pritja që i është ...
-
Arrestohen dy burra në Suharekë, sụlmuan tre zyrtarë policorë
Dy burra janë arrestuar në Suharekë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fiziki...
-
Vrạsja në Mitrovicë: Në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja, dorasi akoma nuk është identifikuar
Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin që vrau dje një 45-vjec...
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...