Pse Cristiano Ronaldo zgjedh gjithmonë fanellën me numër 7?
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 24 August 2018
33 vjeçari këtë numër përgjatë karrierës së tij e ka shndërruar në një markë botërore, dhe është e vështirë ta shohim të shoqëruar në ndonjë numër tjetër.
Edhe në skuadrën e re Juventus, Ronaldo do të mbajë fanellën me numër 7, që para transferimit të tij mbahej nga Juan Cuadrado.
Po pse Ronaldo gjithmonë zgjedh fanellën me numër 7.
Ronaldo prej vitesh ka qenë i lidhur me numrin 7, i cili e ka ndihmuar të krijojë një markë botërore ‘CR7’.
Megjithatë ky numër nuk ka qenë i preferuar për portugezin gjatë transferimit te Manchester United në vitin 2004.
Te Sportingu në Portugali ai mbante numrin 28, dhe atë numër e kërkoi edhe te United. Por ishte trajneri Sir Alex Ferguson që ia besoi numrin 7, duke pasur besim të madh se Ronaldo do të arrinte në nivele të larta në futboll.
Para Ronaldos te Mancehster United numrin 7 e kanë mbajtur legjenda si David Beckham, George Best dhe Eric Cantona.
Në vitin 2009, kur Ronaldo u transferua te Real Madrid, ai mori numrin 9 derisa u lirua numri 7, të mbahej nga legjenda Raul Gonzalos, që pastaj u transferua drejt Schalke 04 në Gjermani.
Numrin 7 Ronaldo e mori edhe te Juventus, i cili iu dhurua vullnetarisht nga reprezentuesi i Kolumbisë, Juan Cuadrado.
Këtë numër në të kaluarën te Juventus e kanë mbajtur lojtarë si Simone Pepe, Hasan Salihamidzic, Gianluca Pessoto, Angelo Di Livio, Didier Deschamps, Antonio Conte dhe Giancarlo Marocchi.
Duket se portugezi do të mbetet i lidhur përjetësisht me këtë numër, që i ka sjellë fat dhe karrierë të madhe në futboll.
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...