Tryeza e Mitrovicës për dialogun: S’mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 23 August 2018
Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë. Ndërsa, Asociacioni i komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe frymën e Kushtetutës.
Këto ishin disa nga konkluzionet e tryezës së mbajtur në Mitrovicë, lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kishte ftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në tryezë morën pjesë nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, nënkryetari i parë i VV-së, Besnik Bislimi, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, Fatmir Matoshi.
Sipas një komunikate të komunës së Mitrovicës, pas një diskutimi të gjerë e të frytshëm, ku qëndrimet lidhur me çështjet që u diskutuan ishin shumë të përafërta, pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët, lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njëzëri miratuan edhe disa konkluzione.
“Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve midis dy shteteve. Asociacioni i Komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe frymën e Kushtetutës sonë. Është i domosdoshëm shqyrtimi dhe vlerësimi i procesit të deritanishëm negociator, duke u bazuar në raportin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të hartoj një Platformë të përbashkët negociatore që përfshinë kërkesat e shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe më pastaj të caktoj ekipin negociator. Ekipi negociator i aprovuar duhet t’i raportoj Kuvendit të Republikës së Kosovës pas çdo raundi të bisedimeve në Bruksel”, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...