Lajme

Kosova e Gjermania me marrëveshje për varrezat gjermane

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 22 August 2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për marrëveshjen për varret gjermane të luftës në Republikën e Kosovës në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja synon të rregullojë ruajtjen dhe mirëmbajtjen sipas të drejtës humanitare të varrezave gjermane të luftës që ndodhen në territorin e Republikës së Kosovës.

“Të vdekurit gjerman të luftës”, sipas marrëveshjes konsiderohen anëtarët e forcave ushtarake gjermane dhe personat me shtetësi gjermane që kanë vdekur në ngjarjet e luftës 1914-1918 ose të luftës 1939-1945.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera