Lajme

Shqipëri, 116 të vrarë në aksidente

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 22 August 2018

Shtatzëna që humbi jetën të martën në rrugën Levan-Fier ishte viktima e fundit e një zinxhiri aksidentesh me dhjetëra të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë.

Majlinda Troka 27 vjeçe, afërsisht 7-muajshe shtatzënë qe humbi jetën për shkak të një përpjekjeje të gabuar për parakalim të një makine që vinte përballë. Bashkë me të u plagosën edhe 5 vetë të tjerë.

Të dhënat për muajin gusht zyrtarisht nuk kanë dalë ende, por numërohen mbi 15 të vdekur në aksidente. INSTAT raporton për 116 njerëz të vdekur nëpër rrugët e Shqipërisë vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në korrik.

-Advertisement-

Janë 116 nëna, baballarë, motra, vëllezërit apo fëmijë të humbur nëpër aksidente që vazhdojnë prej vitesh me të njëjtin intensitet, pa u frenuar nga asnjë masë serioze shtetërore.

Është e vërtetë se të vdekurit në aksidente për të njëjtën periudhë, një vit më parë, ishin 127 vetë, pra 11 vetë më shumë, por a mund të quhet ky një përmirësim i situatës?

Shenjat janë se jo. Sepse këta 11 jetë të shpëtuara në krahasim me një vit më parë, janë shpëtuar nga rastësia dhe aspak për hir të një plani masash të qeverisë kundër aksidenteve.

Sepse nuk ekziston asnjë plan qeveritar për t’i parandaluar aksidentet, veç lëshimit të qindra policëve me bllok në dorë të fshehur pas shkurreve në autostrada. Nuk ka asnjë plan për gjetjen, regjistrimin dhe investimin në rrugët ku mungon ndriçimi, tabelat apo shenjat paralajmëruese, që do të shpëtonin jetë njerëzish.

Gjobat e policisë nuk kanë fuqi ta ndalin vrasjen e përditshme të shqiptarëve në rrugët e Shqipërisë (sipas llogarive rezulton se çdo 3 ditë, 2 shqiptarë kanë vdekur në aksidente).

Edhe fushata e sensibilizimit me këshilla për drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i dronëve duket më shumë shprehje e shqetësimit për trafikun që krijohet nga pushuesit, sesa ndalja e aksidenteve që po marrin jetë. Prandaj dhe mesazhet e policisë në këto ditë të nxehta vere, kur aksidentet po bëjnë kërdinë, nuk është çudi që degradojnë në thirrje për të pasur kujdes nga rreziku që vjen nga drejtueset femra të mjeteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera