I deleguari i UEFA-s, Dany Ryser viziton FFK-në

Autori: Gazeta inFokus
13:37 | 20 August 2018
Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka pritur sot të deleguarin e UEFA-s për edukim të trajnerëve, Dany Ryser, shkruan GazetaFokus.
Në këtë takim ishin edhe drejtori teknik, Michael Nees dhe menaxherja e FFK-së për Grassroots, Sanije Krasniqi.
Gjatë këtij takimi u bisedua për ecurinë e edukimit të trajnerëve për licencën C, si dhe për edukimin e trajnereve. Me këtë rast u riktheksua rëndësia që ka shkollimi i kuadrove të reja dhe paisja me licenca e trajnerëve.
Gjithashtu u bisedua për fillimin e kurseve për licencën B dhe palët u dakorduan që ky shkollim të fillojë shumë shpejtë, me ç’rast FFK do t’i pajisë për herë të parë trajnerët me licencën B.
Gjatë takimit u prek edhe çështja e marrjes së licencës B nga trajnerët e Kosovës në federatat e tjera.
Ndërkohë, sot në orën 14:30, i deleguari i UEFA-s do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së licencave C për trajnerët si dhe ndarjes së licencës për femra që mbahet në hotel ‘Emerald’, derisa nesër do të marrë pjesë në workshopin që po ashtu do të mbahet në hotel ‘Emerald’, si dhe pasdite do të vizitojë qendrën Onix Spa, ku po mbahen kurset e edukimit të trajnerëve.

Të tjera
-
“Shoqata e transportit Podujevë-Prishtinë” paralajmëron bllokim të kryeqytetit
Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë – Prishtinë kanë protestuar sot për...
-
Gjykata e kthen në punë Rid Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e datës 11 mars 2025, ka aprovuar ...
-
Komuna e Prishtinës: “Xhorxh Bushi” s’i cenon asetet e trashëgimisë arkitekturore – ndalimet u bënë me tendenca politike
Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore gjatë ditës sot i ka ndalur punimet në ...
-
Në takimin e Presidentes me Këshillin e Atlantikut të Veriut, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia
Presidentja Vjosa Osmani të martën ka takuar Këshillin e Atlantikut të Veriut...
-
Kurti bisedoi me Oravin për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin ...
-
Miftaraj për VV: Sa më shumë panik për humbjen e pushtetit, aq më shumë sulme ndaj mediave dhe kritikëve
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se sa më s...
-
Osmani takohet me përfaqësues të institucioneve për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues nga institucione dhe organizata...
-
Shefi i Zyrës së BE-së i kërkon Kosovës “angazhim konstruktiv” në dialog me Serbinë
“Angazhim konstruktiv” të Kosovës në dialogun e fascilituar nga Bashkimi ...
-
Azemi: S’bashkëpunojmë me VV, bëhemi pjesë e qeverisë vetëm kur të udhëheqim, qoftë tani ose në të ardhmen
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e kës...
-
“Trashëgimi serbe”, “Një nga monumentet më interesante të Kosovës”- Kalaja e Artanës përplas ambasadën gjermane dhe komentuesit serbë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në profilin e saj në Facebook ka postuar një ...
-
Kurti takon djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina
Kryeministri Albin Kurti, sot ka pritur në takim lamtumirës djalin e gazetare...
-
Vendimi për ndaljen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, drejtorët e Prishtinës mbajnë konferencë
Drejtori i Transformimit Gëzim Kastrati, drejtori i Planifikimit Arbër Sadiku...