Vizita e Kofi Annan në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 18 August 2018
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka vizituar Kosovën në muajin korrik të vitit 2015, ku kishte një takim me përfaqësuesit politik shqiptar dhe serb të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.
Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut. Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006 në krye të organizatës ndërkombëtare më të rëndësishme në Glob, ku në dy mandate ushtroi detyrën si sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë. Më 20 maj të vitit 1999 ai mbërriti në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë. “Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, tha ai. Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen, që u rezervua për kosovarët. “Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” deklaroi atëherë ai për mënyrën se si populli I Kukësit priti vëllezërit shqiptarë të Kosovës. Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”. Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”. Ish-shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë “neutrale” ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bën një analogji me, siç thotë ai, “intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”. Kofi Annan, ishte fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Ai ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. |
. |
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...