Kosovë, rreth 100 të vdekur nga përdorimi i drogave
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 18 August 2018
Problemi i narkomanisë është njëri nga shumë problemet me të cilat po përballet shoqëria kosovare, sidomos që nga periudha e pasluftës.
Sipas një përgjigje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës për “Indeksonline”, vetëm gjatë vitit 2018 të regjistruara si raste në lidhje me drogat janë rreth 1037 raste. Ku vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 135 raste.
Mosha e cila më së shumti përdor substanca narkotike janë të rinjët nga mosha 21 vjeçare deri më moshën 35 vjeçare. Kurse ka rënie në përdorimin dhe qarkullimin e heroinës, por ka ngritje të numrit të konsumueseve të mariuhanës, ku sipas zyrtarëve nga Policia e Kosovës ky numër është në rritje.
“Policia e Kosovës është angazhuar si në fushën e parandalimit ashtu edhe ne fushën operative-hetimore ( luftimit) të kësaj dukurie. Në fushën e parandalimit ka hartuar Urdhrin Operativ ` Stop drogës në shkolla` me ç ‘rast janë realizuar aktivitete për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së drogës në shkolla dhe rreth tyre, janë realizuar kontakte me prindër, takime me ekipet per siguri, forume rinore, plane operative ne pikat kufitare dhe në Vijën e Gjelbër dhe aktivitete të tjera në bashkëpunim me organizatat relevante qeveritare dhe OJQ.” janë shprehur ata.
Kurse sa i përket kultivimit të drogës, kjo dukuri nuk është shumë e theksuar në Kosovë, përveç se në rastet kur mbjellja bëhet nga përdoruesit për kultivim personal.
“Kultivimi nuk është shumë i theksuar në Kosovë. Mbjellja bëhet kryesisht nga përdoruesit për përdorim personal në sasi të vogla, me ndonjë rast ku është tentuar të kultivohet në sasi më të madhe por ekzistojnë edhe vende ku kanabisi mbin vetvetiu ( bime të egra), vende të cilat policia i ka identifikuar dhe bimët janë shkatërruar në fazën e hershme. Për parandalimin e kultivimit policia me pare ka realizuar patrullime me helikopter ne bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, kontrollin e lokacioneve të dyshuara me dronë, dhe shkëmbim të informatave në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.” thuhet në përgjigjen e PK-së.
Sipas zyrtarit nga Qendra “Labirinth”, Muharrem Ademi vetëm në qendrën e tyre figurojnë 1269 persona të regjistruar, të cilat kanë nevojë për trajtim kundër varësisë që kanë nga drogat.
“Ne data bazën tonë figurojnë 1269 persona të regjistruar në qendrën tonë. Aktualisht janë duke u trajtuar 103 persona. Prej tyre 89 janë në Programin Mbajtës me Metadon ne baza ditore, dhe 14 tjerët trajtohen me ane te seancave psikoterapeutike” është shprehur Ademi.
Si një problem shqetësues dhe mjaftë për përhapur e she përzierjen e substancave narkotike me alkool, duke vë në pah edhe njëherë që ka rënë numri i përdorueseve të heroinës dhe është rritur për substanca si mariuhanë dhe kokainë.
Ndryshe, nga viti 202 deri në vitin 2018 abuzimi me drogat në Kosovë u ka marrë jetën 92 personave, duke quar në mbidozë, vrasje, vetëvrasje dhe shkaktimit të problemeve shëndetësore.
Të tjera
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...