Lajme

Liberalizimi vitin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 18 August 2018

Pas dhënies së rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian (KE), më 29 gusht të këtij viti procesi për vizat e Kosovës do të kalojë në komitetin LIBE të Parlamentit Evropian. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës do të mundin të dalin përfundimisht nga “grilat” tek në gjysmën e dytë të vitit 2019, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përderisa ende Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Kosova përfundimisht do të marrë liberalizimin, zyrtarë të Bashkimit Evropian shprehen të bindur se Kosova i ka plotësuar kriteret e caktuara nga BE-ja dhe se tani vizat janë çështje procedurale.

Edhe përfaqësues të institucioneve në vend vlerësojnë që këtë vit Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, pasi tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja.

-Advertisement-

Mirëpo njohësit e çështjeve të integrimeve thonë se deri në verën e vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së, sepse procedura për vizat e Kosovës mund të zgjatet nëse eventualisht Kosovës i vihet edhe ndonjë kriter joformal për vizat nga ana e BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera