Lajme

Vazhdon situata emergjente në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 17 August 2018

Situata pas vërshimeve në Suharekë vazhdon të jetë emergjente.

Kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’iu ndihmuar qytetarëve të cilët kanë pësuar nga këto vërshime.

” Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj tek të gjitha bizneset, organizatat humanitare, dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijes etj.

-Advertisement-

Këto mund t’i dorëzojnë tek Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Kujtojmë se dje kryeministri i vendit Ramush Haradinaj bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Suharekës të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera