Lajme

Ky është personi që kërcënoi prokurorin, Elez Blakaj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 15 August 2018

Një person me emrin Lachy Limani, dyshohet se ka ndikuar që prokurori special, Elez Blakaj, të ndjehej i pasigurtë.

Një ditë para se të shpallej aktgjykimi kundër imamit Shefqet Krasniqi, Lachy Limani, ia kishte shkruar një mesazh në Facebook, prokurorit Blakaj: “Dënoi kriminelët e jo hoxhallarët”.

Blakaj, këtë rast e ka raportuar në Polici. Policia ka marrë masa për mbrojtjen e jetës së tij dhe të familjes. Blakaj, ishte intervistuar nga Policia. Ai ndjehej i shqetësuar për familjen e tij për shkak të rasteve të terrorizmit.

-Advertisement-

Ndonëse, aso kohe hetonte edhe manipulimet me lista të veteranëve, Blakaj nuk ka raportuar asnjë rast të kërcënimit apo presionit për këtë hetim.

Insajderi, ka zbuluar se Lachy Limani, predikon fenë islame dhe në paraqitjet e tij publike në Facebook, ka qëndrime radikale. Ai bënë thirrje për zhdukje të Izraelit, poston deklarata kundër të krishterëve. Urrejtje të madhe shpreh kundër kryeministrit, Ramush Haradinaj, të cilin e quan “shka”.

Insajderi, i ka dërguar pyetje të dyshuarit por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri tash.

Sidoqoftë, mesazhi që ka dërguar Limani në adresë të prokurorit, nuk ka përmbajtje kërcënuese, ani se është vlerësuar si e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera