“Janë vrarë të gjithë, vraponi!” Rrëfimi i të afërmit për momentet e para të masakrës në Vlorë
Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 12 August 2018
Behar Zykaj, djali i xhaxhait të Demir Zykaj, i cili mbeti i vrarë me bashkëshorten, dy djemtë bashkë me gratë dhe fëmijët, shprehet se ishte ndeshur me një pamje të tmerrshme kur kishte shkuar në banesën e kushëririt të tij.Banorët e tmerruar nga breshëria kanë parë fqinjin e tyre 24-vjeçar teksa largohej me vrap arave e më pas iu humbi nga sytë. “Janë vrarë të gjithë te Demiri. Janë vrarë të gjithë, vraponi”, është dëgjuar teksa ka thërritur banori i parë, i cili është përballur me skenën e rëndë.
Të gjithë në oborrin e shtëpisë mes pellgut me gjak, ndërsa asnjëri nuk jepte shenja jete. Pamja, sipas Behar Zykajt, ka qenë tronditëse dhe shumë shpejt në banesën e djalit të xhaxhait të tij u mblodh i gjithë fshati. I madh e i vogël u mblodh rreth, ndërsa ata më të afërmit nuk lanë fëmijët të afroheshin, derisa më pas mbërriti Policia dhe formoi kordonin e vendit të ngjarjes.
Mes viktimave ishin edhe gra e fëmijë, e siç shprehen banorët, do duhet kohë e gjatë të shqitet kjo pamje që i tronditi ata, sidomos ajo e fëmijëve.
Për “Panorama”, Behar Zykaj u shpreh se kushëriri i tij Ritvani, prej disa vitesh vuante nga shëndeti mendor. Por siç ai shprehet, askush nuk e kishte vlerësuar si të tillë në fshat, por thjesht si një person nevrik. Banorët kishin nisur të mos e ngacmonin dhe dy herë ai ishte proceduar për vjedhje pulash në fshat.
Z. Behar, ju jeni i afërm i familjes së viktimave?
Po, jam djali i xhaxhait të Demir Zykajt, i cili sot mbeti i vrarë me bashkëshorten e tij, njëri prej djemve të tij me të shoqen, si dhe djali tjetër bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët e tij. Kjo është një ngjarje e rëndë. Është tragjedi, masakër. Jemi shumë të tronditur dhe nuk gjej dot fjalët. Kush e mendonte se mund të na ndodhte kjo gjëmë…
Cilat janë rrethanat e ngjarjes, ju ku i gjetët viktimat?
Viktimat i gjetëm të gjithë në oborrin e shtëpisë. Dëgjova nga fqinjët “janë vrarë, janë vrarë” dhe rendëm me vrap, dhe i gjetëm. Demiri kishte familje të madhe dhe jetonin të gjithë në të njëjtën ndërtesë. I gjetëm mes pellgut me gjak. Pamja ishte tronditëse dhe ne nxituam për të parë nëse ndonjëri ishte gjallë, që të mund ta transportonim me të shpejtë për në spital. Por ishin të gjithë të vdekur, nuk kishte asnjëri shenja jete. Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe vajza 15 vjeçe. Ishte pamje e tmerrshme, mes pellgut me gjak.
Si njihet autori në fshat, kishte ai probleme mendore?
Disa vite më parë kishte pësuar një djegie në trup nga zjarri, teksa ruante bagëtitë në pyll. Herë pas here, pas kësaj ngjarjeje, ai shfaqte shenja depresioni, por që ne nuk e vlerësuam si depresion, por thjesht si një person nevrik. Nuk e mendonim kurrë se mund të shkonim deri në këtë situatë.
Ka sjellë probleme në fshat më parë?
Është shoqëruar dy herë nga Policia për grabitje të vogla, apo siç i themi ne këtu në fshat, ishte hajdut pulash. Kohët e fundit nuk kishte shfaqur probleme, sillej mirë me banorët. Jemi të shokuar, sepse fakti që kohët e fundit nuk kishte shfaqur probleme, nuk e mendonim kurrë një shpërthim të tillë.
Kanë pasur ndonjë problem dy familjet mes njëra-tjetrës?
Jo, nuk dimë të kenë pasur probleme.
Me kë jetonte autori?
Jetonte me të ëmën, të atin, vëllain dhe një motër më të vogël. U shuan tetë vetë nga një familje.
Kanë fëmijë të tjerë Demiri, apo djemtë e tij që u vranë?
Përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër Demiri, i cili fatmirësisht nuk ishte aty. Ndërsa Azemi që u vra bashkë me të shoqen ka dy djem, 24 dhe 19 vjeç, që fatmirësisht nuk kanë qenë këtu. Njëri është emigrant dhe tjetri nuk ndodhej në shtëpi. Kurse viktima tjetër Besimi, që u vra me gruan dhe dy fëmijët, ka dhe një djalë tjetër 18 vjeç që punon kuzhinier në Dhërmi.
A keni dijeni ju, se cili mund të ketë qenë shkaku i kësaj masakre?
Shkaku mund të jetë ndonjë grindje mes ndonjërit prej viktimave dhe autorit./ Burimi: Panorama
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...