Lajme

Hoxhaj paralajmëron masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit të Hivzi Islamit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 11 August 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit për herë të dytë të profesorit Hivzi Islami në kufi, tek sa ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij.

Hoxhaj tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se do të vendosen masat reciproke.

“Serbia njëanshëm po i ndalon shqiptarët të kthehen në pronat e tyre në jug të Serbisë. Sot përsëri iu ndalua hyrja hyrja profesorit Hivzi Islami pa asnjë shpjegim. Kjo është shkelje serioze e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes. Do të marrim masa reciproke,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

-Advertisement-

Lexo edhe: Serbia ndalon përsëri akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera