Lajme

Abelard Tahiri për vrasjen në dyfishtë në Gjakovë: Ata që kanë neglizhuar do të dalin para përgjegjësisë 

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 08 August 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së nënës dhe vajzës 9 vjeçare mbrëmë në Gjakovë. 

Tahiri përmes një komunikate ka shkruar se çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës, shkruan gazeta inFokus. 

“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimet e thella rreth ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktima të një vrasje janë një nënë dhe vajza e saj. Lidhur me këtë ngjarje, Ministri Tahiri vlerëson se papërgjegjësia, neglizhenca dhe mos zbatimi i detyrave nuk ka vend në asnjë institucion, veçmas atyre që kanë pёr mandat ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë  së jetës, pronës dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe se çdo papërgjegjësi e tillë duhet të trajtohet seriozisht dhe të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nuk është e drejtë të gjykohet puna e palodhshme e Policisë së Kosovës në tërësi, por çdo rrethanë dhe çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës. Policia e Kosovës ka nevojë për një hartë të parandalimit të krimit dhe një plan për të ditur saktësisht se sa kohë efektive i duhet për të qenë në vend të ngjarjes, kudo që shfaqet rreziku dhe kanosja ndaj jetës së qytetarëve të Kosovës kudo qofshin ata” ka shtuar Ministri Tahiri. 

-Advertisement-

Në komunikatë thuhet gjithashtu se Tahiti i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim.

Ministri Tahiri thekson se në Republikën e Kosovës, papërgjegjësia në sektorin e sundimit të rendit dhe ligjit nuk do të ketë vend dhe njëherit i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim, mandati dhe legjitimiteti i të cilave buron nga aftësia për të mbrojtur jetën, pronën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.  Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e plotë për bashkëpunim me të gjitha institucionet me qëllim të përmbushjes kuptimplotë të mandatit që ka sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.: thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./inFokus 

Lexo edhe: Policia: Në Gjakovë, dy të vrarët, nëna dhe fëmija i saj

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera