Lajme

Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 06 August 2018

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë me radhë.

Kjo mbledhje nis në orën 10:00.

Më poshtë e gjeni edhe rendin e ditës së këtij takimi:

-Advertisement-

Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë të
Kuvendit të Komunës së Prishtinës;

Bartja e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018;
Propozimvendimi për emërtimin e stadiumit të futbollit të Prishtinës ‘’ Fadil Vokrri’’;
Propozimrregullore për ndarjen e subvencioneve në komunën e Prishtinës;
Propozimrregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunën e Prishtinës;
Propozimrregullore për caktimin e vlerës referente investuese të projektit të
ndërtesave për caktimin e tarifës për leje mjedisore komunale;

Projektstatuti i Muzeut të Prishtinës;
Projektstatuti i Qendrës Kulturore të Prishtinës;
Propozimvendimi për themelimin e Komitetit konsultativ;
Pyetje dhe përgjigje;
Të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera