PSD kërkon nga deputetë të ndërpresin pushimin
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 August 2018
Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’i kthehet punës në këtë situatë kur po flitet për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh. Po ashtu kjo parti ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga ta të votohet sa më parë.
Ky subjekt politik u ka bërë thirrje partive të tjera politike, veçanërisht atyre opozitare që t’i kthehen Kuvendit dhe t’ia mundësojnë këtij institucioni vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti është shprehur i habitur si Kuvendi ka shkuar në pushim -duke thënë se në gusht dhe në shtator priten të ndodhin zhvillime të mëdha.
Tashmë po dihet që Kuvendi e ka caktuar përfundimin e seancës apo sesionit pranveror që do të thotë se edhe ai debati të cilin ne e iniciuam si Parti Socialdemokrate përfundoi pa ndonjë kalim të rezolutës ne mendojmë që deputetët shkojnë në një pushim në një fazë tepër të rëndësishme për Republikën e Kosovës, kur pothuajse të gjitha shtetet botërore po flasin për zgjidhje të mundshme të këtij dialogu, kisha me thanë me skenare të rrezikshme për Republikën e Kosovës, ku flitet edhe për ndarje, ku flitet edhe për shkëmbime territoresh, përderisa Kuvendi i Republikës së Kosovës shkon në pushim. Tashmë kanë ndodhur dy takime në mes presidentit Vuçiç dhe presidentit Thaçi dhe le që nuk ka pasur leje paraprake, apo mandatim paraprak, por më tutje nuk ka pasur as raportim se çka është diskutuar”, ka thënë Ahmeti.
Kreu i PSD-së ka folur edhe për rezolutën që është në fuqi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi.
“Sipas kësaj rezolute udhëheqës i procesit të dialogut është Qeveria dhe ata këtë të drejtë apo këtë autorizim nuk mund ta heqin edhe pse kryeministri mund të shpreh dëshira se a do me shku a nuk do me shku në këto negociata. Është domosdoshmëri politike që Kuvendi jonë të nxjerr rezolutë të re me të cilën me të cilën ne dëshirojmë që ta mandatojmë ekipin negociator, që ta mandatojmë platformën me të cilën negociohet, kështu që Kuvendi ta ketë fuqinë politike ashtu siç i takon”, ka thënë ai.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri tha se takimet e presidentit Thaçi me atë të Serbisë , Aleksandar Vuçiç janë private.
“Ato që janë folur në takime formale e qoftë edhe në takime sekrete dhe të fshehta nga në këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk vlejnë dhe as nuk janë obligime të Republikës së Kosovës sepse janë folur edhe janë zotuar nëse janë zotuar nga një person i cili nuk e ka mandatin e as autorizimin nga Kuvendi për të bërë një gjë të tillë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta bëjë një deklarim të tillë në të cilin diskutimet e deri tashme i anulon, pra i shpall të pavlefshme për Republikën e Kosovës sepse nëse ne e vazhdojmë si Kuvend i Republikës me pushime në këtë kohë kur është intensifikuar jashtëzakonisht shumë edhe diskutimi për dialogun e qe besa edhe takimet në këtë fazë të dialogut, atëherë praktikisht edhe Kuvendi edhe Republika e Kosovës në përgjithësi mund të vendoset para një akti të kryer”, tha Ymeri.
Ai tha se përmes kësaj rezolute Kuvendi vendosë për agjendën dhe kohë-nisjen e bisedimeve me Serbinë dhe kërkesat, platformë dhe të dihet për çfarë nisë dialog.
Partia Socialdemokrate, ka paraqitur Rezolutën për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...